Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.
Një bojkot të tillë të këtyre lojërave e kanë bërë edhe shtete të tjera si ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe.
Këshilltari për Meida i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha për arbresh.info se Osmani mbështet vendimin e ShBA-së dhe homologëve tjerë.
“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin”, ka thënë ai.
Ndryshe, Osmani mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore të mbajtura në Tokio.
Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, do të mbahen në Pekin të Kinës, prej 4 -20 shkurt të vitit 2022./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...