Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Lumezi, me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut e intelektualit, Engjëll Lumezi.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të dr. Engjëll Lumezit. E ndaj me ju, e nderuara familje, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar me shumë respekt punën dhe kontributin e çmuar të Dr. Engjëll Lumezit, njërit ndër mjekët e parë shqiptarë në Prizren”, thuhet në telegramin e Presidencës.
“Dr. Engjëll Lumezi do të kujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë si mjek, si ligjërues shumëvjeçar në Fakultetin e Mjekësisë, si bashkëthemelues i Katedrës dhe i Institutit të Fiziologjisë. Ndarja nga jeta e Dr. Lumezit është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata studiues që patën fatin të mësojnë nga ai”, thuhet në telegram.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës