Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sot me me Medaljen Presidenciale Ushtarake kontigjentin ukrainas të KFOR-it.
Ky dekorim me Medalje Presidenciale Ushtarake ndaj ushtarëve ukrainas, sipas Presidentes është bërë për si shënjë mirënjohje ndaj 1400 grave e burrave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan arbresh.info.
“Medalja e sotme është mirënjohje ndaj 1400 grave e burrave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët shërbyen në Kosovë që nga viti 1999 në kuadër të forcave të NATO-s, por edhe vlerësim ndaj profesionalizmit dhe trimërisë të cilat kjo ushtri po i manifeston në këto kohë të errëta për popullin ukrainas dhe për gjithë kontinentin tonë. Në kohën kur në Ukrainë po mbrohet në mënyrë dinjitoze e tashmja dhe e ardhmja e gjithë Evropës, populli i Kosovës qëndron me popullin dhe ushtarët e Ukrainës drejt fitores ndaj agresionit rus”, thotë Osmani.
Postimi i plotë:
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...