Presidenti i Meksikës dhe paraardhësi i tij kanë mohuar akuzat e marrjes së ryshfetit të bëra në Nju Jork nga bosi i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.
Avokati i Guzmanit tha se gjykimi i klientit të tij ishte një “kokë turku”, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se lideri i vërtetë i kartelit të Sinaloas ishte Ismael “El Mayo” Zambada i cili jetonte haptazi në Meksikë dhe korruptonte tërë qeverinë, përfshirë presidentin Enrique Peña Nieto.
Të dy z. Peña Nieto dhe paraardhësi i tij Felipe Calderón kanë mohuar pretendimet.
Guzman, 61 vjeçar, përballet me 17 akuza dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
Ai është arrestuar në muajin janar të 2016-ës pasi u arratis nga burgu përmes një tuneli pas muaj para kësaj.
Prokurorët thonë se karteli i Sinaloas është furnizuesi më i madh i drogave në Shtetet e bashkuara.
Bashkëpunëtorë kyçë, përfshirë një nga zëvendësit e tij pritet të dëshmojnë kundër Guzmanit.
Gjykimi, që u hap të martën nën masa të rrepta të sigurisë, pritet të zgjasë rreth katër muaj./Arbresh.info/
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...