Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, por kësaj radhe nuk i ka përmendur asnjë nen të Kushtetutës.
Kurti ishte “tallur” me nenet e përmendura në letrat e mëparshme duke theksuar në përgjigjen e tij refuzuese se “ndërkoh po i shqyrtoj nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar Kurtin për përgjigjen zyrtare dhe duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, e ka ftuar atë sërish për takim nesër më 31 dhjetor, në orën 10:00, raporton arbresh.info.
Në letrën e tij të tretë, Presidenti i vendit ka thënë se me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.
Kjo është letra e tretë e presidentit Thaçi dërguar kryetarit të Vetëvendosjes:

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...