Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se i është mirënjohës përgjithmonë presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Thaçi pati takime edhe me liderë të tjerë botërorë, por i pa shmangshëm ishte edhe takimi me mikun tij turk, Erdogan.
“Si gjithmonë, ishte e mrekullueshme të takoheshim dhe të bisedonim me Presidentin @RT_Erdogan,” shprehë Thaçi me entuziazëm qëndrimet e dala nga ky takim.
Sipas tij, Turqia është një vend mik i vërtetë i Kosovës.
“Ai është një mik i vërtetë dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj tij dhe për të mbështetur rrugën tonë drejt lirisë, pajtimit dhe integrimit euro-atlantik,” ka shkruar më tutje Thaçi, në Twitter./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...