Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk kishte më shumë se 13 deri në 15 mijë ushtarë në përfundim të luftës.
Këtë deklarata Thaçi i ka bërë në RTK kur është pyetur për debatin e fundit lidhur me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në këtë debat ka folur edhe për çështje tjera, kryesisht ato që lidhen me dialogun dhe idenë e tij për korrigjimin e kufirit me Serbinë.
Thaçi ka thënë se korrigjimi i kufirit mund të ndodh pas njohjes reciproke me Serbinë dhe se kjo është mënyra më e mirë për paqe afatgjate me Serbinë.
Presidenti i vendit ka kundështuar zërat se do të ketë shkëmbim të territorit me Serbinë, duke thënë se as ndarje, as shkëmbim e as Republika Serpska nuk do të ketë, por vetëm bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës