Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se beson që çështja e demarkacionit do të përmbyllet përfundimisht gjatë janarit të vitit që po vjen.
“Ne po zhvillojmë debate të brendshme, dhe unë shpresoj që në javët e ardhshme do t’i japim përgjigje meritore, duke respektuar gjithë punën që është bërë me marrëveshjen e gushtit të vitit 2015, dhe duke i marrë edhe opinionet e reja që po dalin”, ka thënë Thaçi gjatë një interviste në “Opinion” të TV Klan.
“Definitivisht unë jam optimist se gjatë janarit do të përmbyllet (demarkacioni)”, është shprehur Thaçi.
“Kjo e hap automatikisht rrugën (drejt liberalizimit të vizave), sepse nga 95 kritere, 94 prej tyre i kemi implementuar”, ka thënë i pari i vendit.
“Ky ka qenë kusht i ri nga Bashkimi Evropian, dhe i padrejtë. Unë kam theksuar, edhe kurth, nga Bashkimi Evropian, për shkak të mosunitetit të tyre”, ka shtuar Thaçi.
“E kanë ditur që s’mund ta kalojmë lehtë, me na shty, me na zhagitë”, është shprehur presidenti kosovar.
“Por, sido që të jetë, ne duhet të prodhojmë argumente për liberalizimin e vizave, dhe ky argument, demarkacioni, e shoh se ka një reflektim të punës së përbashkët nga të gjithë, edhe nga opozita, në mënyrë që të lëvizim dhe të marrim vendimin adekuat”, ka përfunduar Thaçi./Indeksonline
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...