Presidenti i Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së U.D. të ministrit të Brendshëm, Xhelal Svecla, i cili në një konferencë për media tha se presidenti do të karantinohet nëse është takuar me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Presidenti Hashim Thaçi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” i quajti ndërmarrje kriminale Kurtin dhe Sveclën.
“Ndërsa për interesimin e Sveçles dhe Kurtit, si ndërmarrje kriminale që janë shndërruar dhe që u intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi . Edhe sa i përket masave të tjera, duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje, marrëzira, dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës, as deputetë, e kësaj radhe as z. Pacolli. Kështu që lokacioni im është në shtëpi, për ministrin, edhe për shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Mos të ja mësyj të vij vetëm, le të vije me Kurtin”, u shpreh Thaçi./arbresh.info
Trump padit BBC-në për ‘modifikim të fjalimit të 6 jan...
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti