Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të t jenë të qetë , të kujdesen për veten dhe familjet, të kufizoni lëvizjet, të mos ketë dalje nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndrojnë sa më shumë brenda.
Thaçi, tutje përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është duke i përcjellë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes zhvillimet rreth virusit COVID-19, përhapjen e tij në Kosovë, rrezikun që paraqet dhe reagimin e shtetit dhe shoqërisë ndaj këtij virusi./arbresh.info
Presidenti i vendit, tha se nuk ka nevojë për panik, por vetëm për kujdes të shtuar.
Postimi i plotë i Presidentit:
Të dashur qytetarë,
Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar.
Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda.
Jini të sigurt që institucionet e shtetit janë duke e përcjellë çdo zhvillim dhe janë të gatshme të veprojnë në çdo rrethanë për t’iu dalë juve në ndihmë.
Nuk ka nevojë për panik dhe frikë. Kemi përvojë me situata të rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura të përballen me çdo situatë.
Të bashkuar do ta përballojmë me sukses edhe këtë sfidë dhe si gjithmonë do të dalim edhe më të fortë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku, që ta bëjmë Kosovën shtëpi edhe më të dashur për ju të gjithë. HTH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...