Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Kanada, ku do të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Montreal, i cili do t’i fillojë punimet nesër, më 11 qershor.
Sipas listës së folësve, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku do të flitet për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.
Ky forum mbahet nën patronazhin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA), transmeton Indeksonline.
Forumi promovon dialogun për çështje nacionale dhe globale, derisa në konferencën në Montral priten të marrin pjesë qindra lider nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe ish sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon.
Pjesëmarrësit do të përfshijnë personalitete kryesore nga bota e biznesit, krerë shtetesh, si dhe përfaqësues të shumtë të qeverive, organizave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile./Indeksonline/
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...