Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Akili mposhti me Ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg.
Me rastin e fitores së Akilit në Hungari, presidenti i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se ndihet krenar me ekipin e xhudos. “Akil Gjakova i artë në Hungari. Krenar me ekipin e xhudos, që po i sjellë vendit suksese të njëpasnjëshme.”, shkroi Thaçi në facebook.
Fitorja e sotme është një tjetër sukses i madh i Akil Gjakovës, Driton Kukës dhe xhudos kosovare. Medalja e artë ia sjellë atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...