Presidenti Thaçi, i shoqëruar nga zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Marinë të Skenderajt. Ka folur rreth çështjes së amnistimit të krimeve, e nuk ka vazhduar më deklaratat e tij për Vetëvendosjen e kryeministrin Kurti.
Thaçi në një deklaratë për median që e përcolli aktivitetin e tij, foli për viktimat shqiptare të luftës së fundit në Kosovë, duke thënë se askush nuk mund ta amnistojë gjenocidin e kryer nga Serbia.
“Është bërë e qartë në nivel lokal dhe botëror se Serbia ka kryer gjenocid, ka kryer spastrim etnik. Për fat të keq, heshtja ndërkombëtare, ka krijuar një lloj amnistie për gjenocidin e kryer në Kosovë, por nuk ka kohë, faktor dhe rrethanë që e amniston krimin dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai nuk foli rreth zhvillimeve të mbrëmshme mes tij dhe shefit të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit e Vetëvendosjes, të cilën Presidenti Thaçi e quajti mbrëmë ndërmarrje kriminale.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...