Analisti politik Naim Rashiti ka dalë me një propozim lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit të mandatari të Qeverisë së re.
Rashiti thotë se zgjidhja më e mirë është të dërgohet pyetja specifike në Kushtetuese rreth vonesës së fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast Vetëvendosje për të nominuar kandidatin për kryeministër, transmeton portali arbresh.info.
“Zgjidhja më e mirë është Presidenti me dërgu pyetje specifike në Gjykatë Kushtetuese rreth vonesës së fituesit të zgjedhjeve me nominu kandidatin për formimin e qeverisë. Kjo e fundit do të duhej ta trajtonte këtë lëndë me prioritet deri në fillim të muajit maj. Pastaj të zhvillohet procesi konform brenda muajit”, shkruan ai në Facebook./arbresh.info/
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...