Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Në këtë takim Kamberi falënderoi Metën për përkrahjen e dhënë në betejën për përfaqësim.
“Presidentin Meta e falënderova për përkrahjen që i ka dhënë Luginës gjatë mandatit të tij si President, për vizitën në Medvegjë e për vlerësimin e figurave nga Lugina e Preshevës”, është shprehur Kamberi.
Kujtojmë se nesër, Meta do të jetë për vizitë lamtumirëse në Kosovë, pasi edhe pak ditë i skadon mandati, teksa për vizitën në Luginë Kamberi e falënderoi për hapësirën që ia dha./arbresh.info

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet