Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet për vizitë në Kosovë. Edhe këtë vikend ai ka zgjedhur ta kalojë në Prishtinë.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot Teqenë e Prishtës, një nga vatrat më historike të Bektashizmit dhe atdhedashurisë, këtu ku në Janar 1921 u mbajt Kongresi i Parë Botëror i Bektashinjve.”, ka shkruar ai krahas fotografisë.
Meta, ka folur edhe për mikëpritjen që i është bërë.
“Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullueshme në Prishtë këtu ku mikpritja është e rrallë. Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit.”, ka vlerësuar tutje ai./arbresh.info/

SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan