Qeveria meksikane ka deklaruar se presidenti i vendit, Enrique Pena Nieto, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Në deklaratë thuhet se Pena Nieto e ka uruar Donald Trump për përurimin e tij dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar në të mirën e dy vendeve, transmeton arbresh.info.
Një delegacion i nivelit të lartë meksikan ka në plan të zhvillojë bisedime zyrtare me administratën e Trump në Uashington gjatë datave 25-26 janar.
Trump ka premtuar për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të SHBA-ve dhe Meksikës, ndërsa ka theksuar se për ndërtimin e tij do të paguajë Meksika. Ai ka kërcënuar edhe kompanitë që prodhojnë në Meksikë dhe që eksportojnë në SHBA me rritje taksash./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...