Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka mbështetur kandidaturën e Ukrainës për në Bashkimin Evropian, por propozoi edhe statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si dhe fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
I pari i shtetit të Kroacisë ka pohuar se Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Milanoviq deklaroi se duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe të shmanget çdo kërcënim i mundshëm jo vetëm për vendet tona fqinje, por edhe për Republikën e Kroacisë.
“Interesi strategjik dhe kombëtar i Kroacisë është që vendet e Evropës Juglindore, të cilat kanë deklaruar dhe dëshmuar synimin dhe gatishmërinë e tyre për anëtarësim në BE, të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, tha presidenti.
Prandaj, presidenti Milanoviq u sugjeroi nismëtarëve të letrës së hapur që të aplikojnë për statusin e kandidatit në BE si për Bosnje-Hercegovinën, ashtu edhe për Kosovën, raporton denvnik.hr.
Gjithashtu BE-ja pas premtimeve të përsëritura të fillojë menjëherë negociatat për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai beson gjithashtu se negociatat me Malin e Zi duhet të përshpejtohen, tranmseton telegrafi.
Ai i dërgoi edhe një mesazh të rëndësishëm Serbisë, “Sa i përket Serbisë, në këtë moment të rëndësishëm për paqen evropiane, ai vend duhet të vendosë nëse dëshiron anëtarësim real në BE apo jo dhe të ndjekë politikën e tij në përputhje me rrethanat. BE-ja duhet t’i bëjë të ditur se ky është momenti i vendimit”.
Ndryshe, Milanoviq ditë më parë kishte pohuar se Beogradi është dobët për ta sulmuar Kosovën, mbi të gjitha “Me çka do ta sulmojë? Me armë prej ujit”
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër