Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet çështja e referendumit.
Ai ka thënë se për interesa madhore duhet të vendosin qytetarët.
“Është momentum i ri në Kosovë, rajon dhe arenën ndërkombëtare. Është fuqizim i profilit të shtetit tonë. Jemi vonuar dhe çmimi që kemi paguar si shtet në rastin e Forcave të Armatosura është duke mos vepruar në Kuvendin e Kosovës. Janë individë të ndryshëm që edhe sot janë të zëshëm e kanë qenë edhe për demarkacionin që vonuan liberalizimin e vizave. Një gjë të tillë nuk do ta lejojmë më. Do të punojmë ta realizojmë çështjen e referendumit që për interesa madhore qytetarët të vendosin vet e jo të mbesin pengë i indivitëve ose grupeve për interesa personale”, ka thënë ai./Arbresh.info
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë