Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, njësitë policore janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e komunikacionit përgjatë itinerarit ku do të lëvizë eskorta presidenciale, shkruan Arbresh.info
“Me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, ka ndërmarrë paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve ku lëviz eskorta”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore, të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikëkalimin Kufitar Hani i Elezit”, thuhet më tej.
Sipas Policisë, masa të ngjashme do të zbatohen edhe gjatë kthimit të presidentit shqiptar më 11 qershor, ndërsa qytetarët mund të përballen me riorientim të trafikut në rrugë alternative.
“Gjatë kthimit me datën 11.06.2026, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim gjatë kohës së zbatimit të këtyre masave./Arbresh.info
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra