Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tha se Bashkimi Evropian duhet ta miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe t’i japë shtysë shtesë procesit të negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë, raporton Gazeta Express.
Në një intervistë për TV21 të Shkupit, Gjukanoviq tha se ai është i mendimit se BE-ja duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Liberalizimi i vizave duhet t’i jepet Kosovës dhe një shtysë shtesë në procesin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë”, tha Gjukanoviq.
Ai gjithashtu vuri re se vonesa në zgjerimin e Bashkimit Evropian, kur ishte radha e Ballkanit Perëndimor, lë hapësirë për ndikimin e palëve të treta.
“Për fat të keq, ato palë të treta po veprojnë nga platforma që janë kundër interesave thelbësore evropiane dhe kjo sjell konfuzion shtesë në politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq.
Sipas tij, tani jemi dëshmitarë të ideve të rinovuara në lidhje me rikompozimin e Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se këto ishin idetë nga fillimi i viteve 1990, kur idetë e formimit të tri shteteve të mëdha të Ballkanit Perëndimor funksiononin ende.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...