Sipërmarrësi i shquar, presidenti i Mabetex Group ka marrë shtetësinë shqiptare.
Afrim Pacolli me këtë rast ka marrë një urim të përzemërt nga presidenti shqiptar Ilir Meta, shkruan portali arbresh.info.
Meta tregon se ata mbajnë me punë mijëra familje shqiptare në botë, prandaj është koha që edhe të investojnë në atdheun e tyre.
“I lumtur që z.Afrim Pacolli dhe familja e tij janë shtetas të Shqipërisë. Ata mbajnë me mijëra familje shqiptare me punë kudo në botë. Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron! ??”, shkruan në urimin e tij Presidenti i Shqipërisë.
Kujtojmë se gjiganti i ndërtimit Mabetex ka mijëra punëtorë brenda dhe jashtë vendit./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...