Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë që Kosova duhet të jetë e fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Michel, tha që gjithashtu duhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet.
“Angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë – Beograd dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Është një moment urgjence për Evropën sepse derisa po flasim, Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën. Dua të ju falënderoj presidenten Osmani dhe autoritetet e Kosovës, për pozitën e qartë ndaj luftës në Ukrainë dhe për implementimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Kosova poashtu ka shfaqur solidaritet me Ukrainën dhe e di qël ufta ka impakt në rajon, përfshirë Kosovë, në çmime të ushqimeve dhe energjisë”, tha ai në konferencë për media./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...