Presidenti i Izraeli, Isaac Herzog, ka uruar Presidenten e Kosovsë, Vjosa Osmani, për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar se numri 18 në traditën hebraike simbolizon jetën.
Në letrën e tij, ai përmendi pesëvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Herzog theksoi se marrëdhëniet dypalëshe janë forcuar edhe pas sulmit të 7 tetorit dhe shprehu pritjen për thellimin e partneritetit në vijim.
Letra e plotë:
Jeruzalem, 17 shkurt 2026
Shkëlqesia Juaj,
Në emër të Shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij, kam nderin t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë suaj. Në traditën hebraike, numri 18 përfaqëson “jetën” dhe shihet si një ogur i fortë dhe pozitiv.
Në pesë vitet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, kemi arritur të ndërtojmë një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme. Jemi mirënjohës që vendi juaj zgjodhi të hapë ambasadën në Jerusalem, një vendim i guximshëm që pasqyron përkushtimin tuaj ndaj Shtetit të Izraelit dhe popullit të tij.
Lidhja jonë është thelluar më tej pas sulmit brutal të 7 tetorit dhe pasojave të tij. Megjithëse këto vite kanë qenë të mbushura me dhimbje, pikëllim dhe vështirësi, ne megjithatë kemi arritur të forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe. Jam i bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të përmirësohet në vitet në vijim.
Edhe një herë, në këtë ditë krenarie dhe feste, ju lutem pranoni urimet e mia më të mira dhe shpresat e sinqerta për një vit paqeje dhe begatie për kombin e Kosovës dhe popullin e saj.
Sinqerisht,
Isaac Herzog
President i Shtetit të Izraelit
Shkëlqesia e Saj
Dr. Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë
Lugina uron Kosovën: Pavarësia është testament i gjakut të d...
Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionues – sot nuk k...
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...