Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidenti i Hungarisë, Dr. Tamás Sulyok, ka dërguar një mesazh urimi për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet më të përzemërta për të dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në mesazhin e tij, presidenti Sulyok ka theksuar mbështetjen e Hungarisë për zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar reformat e rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale që po ndërmerr Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Jemi të bindur se reformat e nevojshme për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim do të përmbyllen me sukses sa më shpejt të jetë e mundur”, ka theksuar ai, duke shprehur angazhimin e Hungarisë për ta mbështetur këtë proces.
Gjithashtu, Sulyok ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Ai ka theksuar se shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve kanë ndihmuar në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë./Arbresh.info/
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para