Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk e ka dekretuar Enver Pecin si kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Edhe pse është bërë një muaj që kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më 9 gusht pati votuar dhe vendosur që si propozim për dekretim te presidenti i vendit të dërgojë emrin e Enver Pecit si kryetar të Gjykatës Supreme, kjo ende nuk ka ndodhur .
Zyrtarë të zyrës së presidentit të Kosovës, të kontaktuar nga portali “Arbresh.info” kanë pohuar se dekretimi i Pecit në krye të Supremes do të bëhet në pajtim me afatin dhe procedurat ligjore.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 84 (pika 15) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me afatet dhe procedurat e përcaktuara ligjore në fuqi do të bëjë emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës”, është shprehur Artan Behrami nga zyra e presidencës.
Ndërkohë, derisa Enver Peci është në pritje të dekretimit nga presidenti Thaçi, Hasan Shala ka nisur punën e tij në krye të Gjykatës së Apelit.
Ndryshe, mënyra e votimit dhe zgjedhjes së kryetarit të Apelit dhe Supremes, ishte kritikuar nga ndërkombëtarët.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën reaguar ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Ambasada britanike dhe ajo amerikane patën shprehur zhgënjimin e tyre me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë.
Po ashtu përveç ambasadave, ndaj kësaj mënyre të përzgjedhjes së kreut të Supremes dhe Apelit e pati reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX.
Anëtarët e KGJK-së më 9 gusht votuan për herë të dytë për kryetar të Gjykatës së Apelit dhe për kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës./Arbresh.info/ Gita Lushi
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...