Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkrimtaren Elena Kadare.
Thaçi ka thënë se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Elena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës.
“E dekorova shkrimtaren e njohur Elena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Elena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh ai.
Ndërsa, shkrimtarja Elena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.
“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare.
Thaçi ka shtuar se fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...