Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar Enver Zymerin, policin e rënë kur forcat e Policisë së Kosovës kishin tentuar të marrin kontrollin në Veri të vendit në korrik të vitit 2011. Thaçi ka shkruar në Facebook se me aksionin e shtatë viteve më parë, Kosova i ka dhënë fund idesë së Serbisë për ndarje.
Shkrimi i plotë i Thaçit:
Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale. HT
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?