Komuna e Deçanit e ka shpallur presidentin shqiptar, Bajram Begajn “Qytetar Nderi”.
Përmes një postimi në Facebook, komuna ka njoftuar se në mbledhjen e mbledhja e IIl-të të Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, është miratuar vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” të Begajt.
“U mbajt mbledhja e IIl-të e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës. Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetari i Komunës, z. Sami Cacaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal”.
“Për rend dite ishte propozuar kjo pikë: 1. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe marrja e Vendimit për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ZHTZ. Bajram Begaj. U miratua Vendimi për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, ZHTZ. Bajram Begaj”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër