Kosova ka filluar përgatitjet për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë. Këtë vit pritet që të jenë pjesëmarrës personalitet të rëndësishme dukë përfshirë edhe vendimmarrës të asaj kohe.
Qeveria e Republikës së Kosovës, më 26 mars 2019, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, si iniciativë e katër Presidentëve – Presidentit Thaçi, Presidentit Sejdiu dhe Presidentit Pacolli, të cilin e udhëheq Presidentja Atifete Jahjaga, shkruan arbresh.info.
“Kjo është faza fillestare e dërgimit të ftesave, dhe se deri më tani ende nuk ka asnjë konfirmim se kush do të marrë pjesë” bënë të ditur Florent Rrahmani, Anëtar i Ekipit Zbatues.
Deri me tani kanë marrë ftesë shumë personalitete të rëndësishëm botërorë.
Më 12 qershor bëhen 20 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe.
10 qershori i viti 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s.
Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.
Misioni paqëruajtës i NATO-s, KFOR-i, ende qëndron në Kosovë dhe ndihmon në transformimin e mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...