Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka publikuar një video të ish-Presidentit Hashim Thaçi, e cila, sipas tij, është realizuar në ditën e fundit të dhënies së deklaratës së Thaçit para Gjykatës Speciale në Hagë.
Në video dëgjohen thirrjet emocionale të mbështetësve: “President, ti ku je – krejt Kosovën këtu e ke”.
‘Këtë video e kam bërë në ditën e fundit të dhënies së deklaratës së Presidentit Thaçi para Prokurorisë fashiste në Hagë. Kam dashur ta ruaj për ditën kur të shpallet i pafajshëm, por e kam publikuar para disa vjetëve. Kurrë s’e kisha besuar që një proces gjyqësor, me kaq shumë ‘perëndimorë’, mund të prodhojë padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli. Gjykata Speciale duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike – vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit dhe të shoqërisë tonë shqiptare”, tha ai./Arbresh.info
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...