Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi një fotografi e manipuluar, e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale, ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, duke paraqitur në mënyrë të rreme Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentaren serbe Ana Brnabiq.
Në reagimin zyrtar thuhet se imazhi është plotësisht i rremë, një montazh me qëllim të qartë për të dëmtuar figurën e Presidentes dhe për të ushqyer narrativat e fabrikuara që i shërbejnë agjendave të huaja.
“Pamja është FAKE, një montazh i krijuar për të shkaktuar konfuzion dhe për ta goditur Presidenten Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet dhe integritet institucional, mbron interesat e Kosovës dhe përfaqëson shtetin me dinjitet në arenën ndërkombëtare,” thuhet në reagim.
Presidenca e cilëson këtë veprim si të ulët, të rrezikshëm dhe pjesë të një fushate të organizuar dezinformuese që synon të dëmtojë udhëheqjen e vendit dhe të minojë stabilitetin institucional.
“Presidentja Osmani ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetësisë dhe dinjitetit të Kosovës. Asnjë foto e rreme nuk mund ta zbehë këtë,” theksohet më tej.
Presidenca u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa ndaj përhapësve të kësaj dezinformate, duke paralajmëruar se veprime të tilla cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet e vendit./Telegrafi/
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut