Takimi i paraparë për sot mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk është realizuar.
Nga partia e Haradinajt për Arbresh.info kanë deklaruar se Haradinaj ditën e djeshme shkoi në Presidencë për takim me Osmanin por e njëjta nuk respektoi orarin që e kishte caktuar vet, shkruan Arbresh.info.
LEXO EDHE:
“Të buzëqeshur”, Osmani pret në takim Abdixhikun, flasin për draft-statutin e Asociacionit
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Presidenca e cila për Arbresh.info ka thënë se “Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”.
Zëdhënësi i Presidentes , Bekim Kupina ka thënë se ka lënë mundësinë e hapur për takim ditëve në vazhdim.
“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale.” ”, tha Kupina për Arbresh.info.
“Tutje ai ka thënë se dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur.”, tha ai.
Deri më tani, me presidenten e vendit u takua vetëm kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
LEXO EDHE:
“Të buzëqeshur”, Osmani pret në takim Abdixhikun, flasin për draft-statutin e Asociacionit
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka refuzuar të jetë pjesë e takimeve të kësaj nature.
Sipas tij, takime të tilla nuk prodhojnë asgjë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...