Orët e para të mëngjesit të 22 janar të vitit 1998 ishin të rënda për familjen Jashari. Forcat serbe po kryenin sulmin e dytë ndaj tyre. Serbët, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë ishin nisur drejtë kullave të familjes Jashari.
Njëri nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Ragip Jashari, thotë se Fabrika e Municionit, jo rastësisht ka qenë pikë strategjike e serbëve, sepse nga këtu shihej i tërë fshati.
Ragipi tregon se si forcat serbe kishin ardhur deri në oborr, e se si kishin hasur në rezistencën e familjes Jashari, e cila i detyroi të tërhiqeshin.
Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, Ragipi mbanë mend gjithçka nga ajo ditë, madje edhe bisedat me familjarët pas sulmit, e në veçanti bisedën që e kishte bërë me Adem Jasharin.
Sulmi i parë ndaj familjes Jashari u bë më 30 dhjetor të vitit 1991, ndërsa i treti dhe më tragjiku ndodhi në mars të 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. /RTV Dukagjini
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën