“Prejardhja etnike, virgjiniteti, aprovimi nga familja”, çka kërkojnë të rinjtë kosovarë kur zgjedhin partnerin

12:13 | 31 Dhjetor 2025
E.H

Për të rinjtë e Kosovës, elementi më i rëndësishëm kur zgjedhin një partner është prejardhja etnike, e ndjekur nga përkatësia fetare.

Në një grafikë të Radios Evropa e Lirë, që për burim ka të dhënat nga Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung, listohen elementet se si të rinjtë e Kosovës zgjedhin partnerët e tyre.

Përveç përkatësisë etnike dhe fetare, si shumë të rëndësishme të rinjtë kosovarë e shohin edhe aprovimin nga familja, nivelin e edukimit dhe “virgjinitetin”.

Për 44% të të anketuarve, kjo e fundit është shumë e rëndësishme. 18% ndërkohë kanë deklaruar se kjo nuk është fare e rëndësishme.

Sa i përket prejardhjes etnike, 68% e kanë deklaruar si element shumë të rëndësishëm, teksa aprovimin nga familja 65%.

Shpërndaje në rrjete sociale