Si rezultat i Marrëveshjes në mes të MPB-së (Ministrisë së Punëve të Brendshme) dhe FRONTEX-it (Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Shteteve të Bashkimit Evropian), si dhe vlerësimit të lartë të FRONTEX-it për Policinë e Kosovës, Policia e Kosovës është ftuar dhe vazhdon të marrë pjesë si vëzhguese në aktivitetet operacionale të organizuara në fushën menaxhimit kufitar.
Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, paraprakisht ka pritur në një takim zyrtarin policor i cili edhe është zyrtari i parë nga Policia e Kosovës që merr pjesë në aktivitetet operacionale të organizuara nga FRONTEX-i.
FRONTEX-i konsideron se pjesëmarrja e Policisë së Kosovës (ekspertëve të kontrollit kufitar), në cilësinë e vëzhguesit, do të ndihmojë zbatimin e Planit Operacional, në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, si dhe në efikasitetin e kontrollit kufitar, në kufijtë e jashtëm të shteteve të BE-së.
Policia e Kosovës (me uniformë të Policisë së Kosovës dhe pajisje adekuate), merrë pjesë në kontrollin kufitar, në kufijtë tokësorë dhe në aeroporte të shteteve anëtare të BE-së nga data 28 mars 2017.
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në anëtarësimin dhe thellimin e bashkëpunimit me organizatat e ndryshme simotra në Evropë dhe më gjerë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...