Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar me rastin e 28 nëntorit, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se ka përjetuar emocione të mëdha në takimin tradicional të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt në Korçë.
“Kam provuar emocione të mëdha që të jem në vigjilje të Festës së Flamurit në takimin tradicional të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt sipas dëshirës sime në Korçë – vatër e Rilindjes Kombëtare. Prej Korçës uroj gjithë bashkëkombasit: Gëzuar! Bashkë jemi më të fortë!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit