Derisa në Kuvend debatohet për krizën energjetike, banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut” kanë rreth ditë pa rrymë pas prishjes së trafos.
Ata kërkojnë ndihmën e shtetit pasi KEDS-i nuk është përgjegjës për atë zonë.
Të gjitha rezervat ushqimore familjes Avdiu në lagjen “Kroi i Vitakut” po i shkojnë dëm pasi mungon energjia elektrike prej rreth 10 ditëve.
KEDS-i nuk e ka nën administrim atë zonë, derisa administratës së Mitrovicës së Veriut nuk i intereson fare ajo çështje.
Në këtë situatë Naser Avdiu thotë se ndjehen të braktisur nga shteti.
“Ushqimin që e kemi rezervua për shkak të festave po na rrezikohet. Pjesa që kanë qenë të ngrirë tashmë janë larguar. Tani pos hfrytëzojmë vetëm ushqim të gatshëm”, deklaroi për RTK-në Naser Avdiu.
Si familja e tij janë edhe rreth 60 familje tjera në këtë pjesë të Kosovës.
Familja 11 anëtarëshe po përballet me vështirësi të shumta sidomos për fëmijët.
Banorët lokal kërkojnë ndihmë nga shteti.
“I bëjmë apel qeverisë dhe komunës për të na zgjidhur problemin dhe të kemi së paku energji elektrike”, deklaroi Reshat Rama.
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...