E Ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Gjatë diskutimit, Prattipati theksoi se pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës në të ardhmen e Kosovës.
Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, theksohet se ajo ka nënvizuar se vetëm përmes angazhimit të barabartë dhe të përgjegjshëm të të gjitha komuniteteve mund të ndërtohet një shoqëri demokratike dhe funksionale.
Në veçanti, Prattipati vuri në pah rëndësinë që komuniteti serb i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të marrin pjesë plotësisht dhe në mënyrë aktive në punën e institucioneve të vendit.
“Vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme mund të dëgjohen dhe adresohen realisht zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve,” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim