Gjatë ditës në Bratisllavë të Sllovakisë do të mbahet “Forumi i Bratisllavës”, konferencë ndërkombëtare e organizuar nga “GlobSec”.
Në këtë konferencë ndërkombëtare do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në “Forumin e Bratisllavës” të GlobSec, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pjesë e këtij paneli pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, por një takim i ndarë mes të dy presidentëve – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – nuk pritet të ndodhë.
Këtë e ka konfirmuar presidenti Thaçi në një konferencë për media para nisjes për Bratisllavë ku ka thënë se nuk do të ketë një takim të veçantë me homologun e tij serb, por se të dy do të jenë pjesë e panelit ku do të diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.
“Forumi i Bratisllavës” për siguri globale është i 14-ti me radhë që mbahet dhe në të marrin pjesë liderë dhe panelistë të rëndësishëm nga 65 shtete të botës. Në këtë konferencë diskutohet për sigurinë në Evropën Qendrore.
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...