Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Prishtinë një person, pas marrjes së informacioneve se ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në ora 09:27, në rrugën “Isa Kastrati”, saktësisht në një shkollë, ku personi E.M. (16) ka sulmuar fizikisht në zyrën e tij personin B.K. (58), shtetas i Kosovës.
Policia me këtë rast ka arrestuar sulmuesin, i cili pas intervistimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme procedurale./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...