Në ditën e parë të samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Danimarka dhe Holanda iu bashkuan Francës duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj çeljes së bisedimeve të pranimit më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Parisi i pranoi përpjekjet e Shkupit, veçanërisht pas marrëveshjes së ndryshimit të emrit me Greqinë, por në rastin e Shqipërisë, të tre vendet shprehën shqetësime mbi përparimin e reformave të nevojshme.
Për Roland Freudenstein, drejtor i politikave të Wilfried Martens, Center for European Studies, i Partive Popullore Europiane PPE, qëndrimi i qeverisë së Macron e izoloi vendin, duke i shtuar disa “pengesa të fundit të politikës franceze për Evropën”.
“Kjo dëmton gjithashtu interesat rajonale të BE-së”, tha ai për EURACTIV, duke shtuar, se vetoja franceze në thelb thekson një dilemë që është karakteristike edhe për vende të tjera.
“Nga njëra anë, ka një lodhje të gjerë nga zgjerimi mes popujve, veçanërisht atyre në Europën Perëndimore, e kjo i detyrohet dhe problemeve të sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari,” shprehet ai.
Nga ana tjetër, thekson Freudenstein, ekziston problemi i besueshmërisë së Unionit në Ballkanin Perëndimor pasi bisedimet e pranimit ishin premtuar në një nivel politik, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova.
Po kështu ai nënvizon rrezikun se këto vende do të shtyhen drejt krahëve të hapur të Rusisë, Kinës dhe Turqisë, nëse blloku evropian nuk tregon se është serioz për zgjerimin.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...