Pozitë e opozitë përplasen rreth ligjit dhe platformës për dialog

11:08 | 7 Mars 2019
M. A.

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për platformën e finalizuar nga ekipi negociator për dialogun e Kosovës me Serbinë, shkuan arbresh.info.

Partitë opozitare kanë kërkuar që ky diskutim të shtyhet sepse sipas tyre së pari duhet të votohet ligji pastaj platforma.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk mund të miratohet një platformën përderisa nuk ekziston ligji për platformë.

“Kemi problem procedural dhe problemi logjik është se platforma është produkt i ligjit dhe nuk ekziston ligji për të nxjerr një platformën dhe përderisa nuk ekziston një ligj i tillë nuk mund të miratohet as platforma. Andaj mendoj se nuk mund të vazhdohet kjo seancë”, tha Gashi.

Ai që qartësoj edhe më shumë kërkesën e opozitës ishte deputeti Avdullah Hoti.

Ai tha se s’ka logjik të diskutohet platforma pa miratimin e projektligjit.

“E keni respektuar dje kërkesën e Kryeministrit veç mu mbledh dhe i takon Kuvendit me u përgjigj. Sot kuvendi nuk mundet më shqyrtu ligjin për dialog. Nuk mund të diskutohet një platformën kur nuk ka një ligj dhe s’ka logjik që kuvendi ti vazhdoj kështu diskutimet”, ka thënë Hoti.

Edhe deputetja e LVV-së,  Albulena Haxhiu tha se kjo seancë nuk mundet me vazhdu.

” Ketë çështje e kemi ngritur edhe ne komision dhe qëndrimi opozitar ka qenë se ne nuk mund të votojmë platformën përderisa ligji për platformën nuk ka hyrë në fuqi. Ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese nëse Kryeministri Haradinaj vazhdon më këtë kërkesë. Pra ligji nuk mund të hyj në fuqi deri sa të del ne gazetën zyrtare dhe ne edhe me herët votuam kundër kësaj seance pasi që nuk mund të vazhdojmë pa ligj”.

E zëvendëskryeministri dhe kryesues i delegacionit shtetërorë, Fatmir Limaj tha se ligji edhe platforma nuk janë të lidhura mes vete.

” Ajo çka dua me than është se pari duhet të dallohet projektligji më platformën. Platforma është i caktuar nga ekipi negociator dhe ligji nuk ka lidhje më një dokument publik nëse ka vullnet këtu mundet mu diskutu platforma dhe mundet mu votu. Janë dy sene të ndryshme ligji edhe platforma. Platforma vjen si rezultat i rezolutës për ekipin e delegacionit”, ka sqaruar Limaj./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/307245383319143/

Shpërndaje në rrjete sociale