Partitë politike të pozitës dhe opozitës, janë duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar, pa praninë e mediave, në njërën nga lokalet e Prishtinës.
KosovaPress merr vesh se në takim është duke u diskutuar për demarkacionin, ushtrinë dhe zgjedhjet.
Në takim po marrin pjesë zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, por që nuk është i pranishëm asnjëri nga kryetarët e parive parlamentare.
Zyrtarët e partive politike, të cilët nuk kanë pranuar të japin asnjë deklarim për media, pas takimit do të vazhdojnë edhe me një darkë pune.
Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha. Kjo është hera e parë, ku në takim po diskutohet edhe çështja e transferimit të FSK-së në ushtri.
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP