Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, ёshtё informuar se njё qytetar nё fshatin Prekolluk-Deçan, me datё 01.01.2021, ka postuar njё incizim ne rrjetet sociale duke shtёnё ne ajёr me dy (2) pistoleta.
Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanё identifikuar tё dyshuarin i cili dyshohet se me datën 01.01.2021 rreth orës 00:05 kishte shtёnё ne ajër me dy pistoleta nё oborrin e tij dhe se këtë veprime kishte incizuar dhe postuar nё rrjete sociale. Me datën 14.01.2021, nё fshatin Prekolluk-Deçan, hetuesit kanё kryer një kontroll ne shtëpinë e tё dyshuarit:
• SH. H. lindur me 1986
Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar:
• një (1) Pistoletё XDM-9,
• dy (2) karikator i sё njejtёs armё dhe
• njëzet e dy (22) fishekё cal. 9x 19 mm
• një (1) Pistoletё Ekol me gas
• njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe
• tetё (8) fishekё
I dyshuari nuk ёshtё arrestuar pasi qё i njejti gjindet jashtё shtetit, nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” dhe “mbajtje ne pronësi ose kontroll posedim te pa autorizuar te armës”.

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...