Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Evropa 2023 – Paqe”.
Sipas PK-së, thirrja për paqe padyshim i referohet krizave të shumta globale që kanë shkaktuar viktima, shkatërrim dhe migrim të miliona individëve në mbarë globin si rezultat i luftës, persekutimit dhe shkeljes së të drejtave themelore të njeriut.
Prandaj, jo rastësisht, Europa Cept, si temë e përbashkët për vitin 2023, ka përcaktuar temën “Paqe”.
Përcjellja e mesazhit të paqes këtë herë nga artistët kosovarë bëhet përmes krijimit të formave artistike me palosje letre, origami.
“Shfaqja e pëllumbit të paqes, që kërkon lirinë nga konfliktet dhe kaosi, por edhe mbështetjen për njëri-tjetrin, pasqyrojnë çelësin e botës në të cilën duam të jetojmë”.
Emetimi i pullave postare përbëhet nga pulla postare, blloku filatelik dhe zarfi i ditës së parë që do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë./Arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s