Moti i keq në Poloni ka shkaktuar vdekjen e dy personave, si dhe rreth 180 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Teknikët janë duke punuar në të gjithë Poloninë për të rregulluar funksionimin e energjisë elektrike, poashtu edhe për zhbllokimin e rrugëve dhe të hekurudhave, pasi bora e madhe ndërpreu energjinë dhe shkaktoi kaos në rrugë, transmeton arbresh.info.
Policia polake ka bërë të ditur se dy persona të pastrehë kanë humbur jetën nga i ftohti, pasi temperaturat kishin rënë nën zero.
Parashikimet thonë se gjendje e motit është tipike për Poloninë dhe se do të vazhdojë edhe për disa ditë. /Arbresh.info
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...