Më 2019 rritje të buxhetit do të ketë më shumë për Zyrën e Presidentit dhe Zyrën e Kryeministrit sesa për Policinë e Kosovës.
Kështu është paraparë me draft-buxhetin për vitin 2019, që u miratua para disa ditësh në Qeveri.
Ky draft-buxhet i ka rritur buxhetin Policisë së Kosovës vetëm për 731 mijë e 953 euro më shumë se sa në vitin aktual. Kjo rritje është më pak se 1% për qind krahasuar me buxhetin e vitit 2018, raporton www.kallxo.com.
Buxheti i vitit 2018 për Policinë e Kosovës ishte 95 milionë e 345 mijë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm është paraparë të jetë mbi 96 milionë e 77 mijë euro.
Sipas këtij projekt-buxheti, Policia e Kosovës numëron 9 mijë e 149 persona të punësuar, në krahasim me Qeverinë e Kosovës që ka të punësuar rreth 600 dhe Zyrës së Presidentit që ka 87 të punësuar.
Rritja e buxhetit të Policisë së Kosovës vërehet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve. Në këtë kategori është paraparë rritje rreth 270 mijë euro.
Rritje prej 100 mijë eurove është paraparë të ketë edhe në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, raporton KALLXO.com.
Ndërsa në kategorinë e shpenzimeve kapitale Policisë së Kosovës i është rritur buxheti për rreth 362 mijë euro.
Ndërsa për dy vitet e ardhshme, 2020 dhe 2021, është paraparë që buxheti të rritet në 98 milionë e 178 mijë euro apo rreth 4 milionë euro më shumë sesa këtë vit.
Rritja e paraparë e buxhetit të Policisë së Kosovës është më e vogël në vlerë monetare krahasuar me rritjen për Zyrën e Presidentit dhe Zyrën e Kryeministrit.
KALLXO.com ka raportuar se Zyrës së Presidentit është paraparë t’i rritet buxheti për 900 mijë euro.
Ndërsa për Zyrën e Kryeministrit është paraparë rritje për rreth 1.8 milion euro.
Buxheti i përgjithshëm i vendit i paraparë për vitin 2019 pritet të jetë 2.365 miliardë euro që paraqet një rritje prej 12% në krahasim me buxhetin e 2018-tës.
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...