Policët e pikës kufitare Kulla, apo e quajtur ndryshe si Pika me Malin e Zi, është në gjendje të rëndë sa i përket pajisjeve të sigurisë si maskat dhe dorëzat.
Burimet për arbresh.info, kanë treguar se prej fillimit që janë shpërndarë këto pajisje mbrojtëse nuk janë shpërndarë më. E nga këto pajisje mbrojtëse kanë marr vetëm dy maska të përkohshme dhe nga katër palë doreza, edhe pse maska dhe dorëzat duhet të ndërrohen së paku për një orë.
Po ashtu, këta policë kanë kontakte me njerëz të ndryshëm dhe dyshohet se një policë është në vetizolim.
Në këtë pikë kufitare që janë të angazhuar 30 policë në planin operativ në Vermicë, me dy ndërrime nga 12 orë punë.
Tek kjo pikë në Vërmicë, ky burim thotë se shkohet në pikën Kulla e Pejës, pikën Vitomircë, Dragash dhe Ponoshec.
Bëjmë të ditur se tek kjo pikë kalimi kufitar ka shtetas të huaj, nga vendet që kanë luftëra, si Siria, rrjedhimisht edhe rreziku për infektim me COVID-19 mund të jetë më i lartë./arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...