Policia e Kosovës ka realizuar aktivitet në qytetin e Gjilanit dhe disa fshatra të komunës së Gjilanit me qëllim të parandalimit të zjarreve.
Policia njofton se janë zhvilluar takime me përfaqësues të lagjeve, fshatrave dhe qytetar duke i njoftuar për pasojat dhe rrezikun nga zjarret, masat ligjore ndaj personave që shkaktojnë zjarre dhe rëndësinë e ruajtjes së ambientit.
Në njoftimin nga policia bëhet e ditur se janë shpërndarë edhe broshura me këshilla përcjellëse për qytetarët.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vëreni një zjarr që po përhapet jashtë kontrollit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112. Përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të përbashkët, mundë të sigurojmë ruajtjen e natyrës dhe shëndet”, ka apeluar policia për qytetarët./Arbresh.info/
49 aksidente trafiku dhe mbi 2,300 gjoba brenda 24 orëve
Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: Nuk ka avion t...
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...